OBSH e shpall Sierra Leonen të lirë nga virusi Ebola

Virusi Ebola me nuk eshte i prnaishëm ne Sierra Leone Virusi Ebola me nuk eshte i prnaishëm ne Sierra Leone

Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe zyrtarisht e ka shpallur Sierra Leonen si të lirë nga virusi vdekjeprurës Ebola.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të vendit Freetown, pasi mesnata ka shënaur 42 ditë pa asnjë rast të paraqitjes me virusin Ebola.

Ndërkaq, festimet kanë vazhduar edhe më shumë kur përfaqësuesi lokal i OBSH-së e bëri njoftimin zyrtar, duke e shpallur vendin të lirë nga virusi.

Ky virus ka vrarë më shumë se 4,000 banorë në Sierra Leone në vetëm 18 muajt e fundit.

Shumë qytetarë janë mbledhur rreth pemës së pambukët në qendër të qytetit. Disa prej tyre kanë dhelur qirinj në kujtim të viktimave, derisa të tjerët iu kanë gëzuar lajmit dhe e kanë festuar duke vallëzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button