Arbëreshët e Kozencës vizitojnë Gostivarin

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti një delegacion të arbëreshëve të Italisë. 

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Liceut klasik të “Shën Mitrit“ të Kozencës, së bashku me nxënës të kësaj shkolle. 

Me këtë vizitë që e bënë Arbëreshët tanë, më kanë nderuar mua dhe administratë e Komunës, dhe një respekt të veçantë kanë bërë për qytetarët e Gostivarit, tha kryetari Nevzat Bejta. 

“Personalisht ndjej një kënaqësi shpirtërore që për herë të parë në historinë e qytetit të Gostivarit të pres në takim vëllezërit tanë arbëreshë nga Kalabria. I njoftova me historinë e qytetit. Rram dakord që në të ardhmen ti vizitojmë arbëreshët në Itali, dhe do jete një nder për ne në vizitën kthyese”, u shpreh mes tjerash kryetari Bejta.

Zef Nigori, ligjërues i gjuhës shqipe në njërën nga shkollat e mesme të regjionit të Kalabrisë, u shpreh i gëzuar që e vizitoi komunën e Gostivarit. 

“Jam shumë i gëzuar që jam në Gostivar bashkë me kryetarin tuaj. Një përshëndetje gjithë popullit të Gostivarit me të cilin jemi vëllezër. Ne arbëreshët jetojmë në Italinë e jugut në regjionin e Kalabrisë. Komuna nga vijmë ne është shumë e rëndësishme për Arbërinë tonë, sepse atje ndodhet shkolla ku ka mësuar Jeronim De Rada, Zef Serembe, Luiq Gurakuqi, Avni Rustemi dhe shumë të tjerë. Jemi të gëzuar për këtë vizitë dhe mikpritjen që na bëri kryetari i Gostivarit, dhe shpresoj se në të ardhmen ky bashkëpunim do të jetë aq i fortë sa janë rrënjët tona”, tha Zef Nigori. 

Kryetari Bejta, mysafirëve u ndau nga një profil të komunës, kurse mysafirët arbëresh i dhuruan një pllakë me figurën e poetit dhe themeluesit të letërsisë dhe kulturës arbëreshe, Jeronim de Rada dhe një hartë me vendbanimet arbëreshe në Kalabri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button