Turqi, 143 zyrtarëve të policisë iu konfirmohet akuza për spiunazh

Gjykata Penale në Stamboll ka konfirmuar akuzën kundër 143 zyrtarëve të policisë në rastin “struktura paralele” të cilët ngarkohen me veprën e spiunazhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të akuzuarve janë ish-shefat e policisë, Ali Fuat Yilmazer dhe Erol Demirhan, si dhe 121 të tjerë nga të cilët 23 janë në paraburgim.

Akuzën kundër “strukturës paralele” e drejton prokurori nga njësiti për terrorizëm dhe krim të organizuar, ndërsa është e përpiluar në 721 faqe. Në të, 57 persona trajtohen si viktima ndërsa 209 në cilësi të ankuesve.

Më herët gjyqi Penal në Stamboll konfirmoi aktakuzat kundër 69 të dyshuarve në rastin “struktura paralele” dhe lëshoi fletë-arrest për të dyshuarin kryesor, Fethullaha Gulen dhe ndihmësin e tij, Sinana Dursun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button