Pa fakte të dokumentuara nuk mund të shitet lajmi si ekskluziv

[Recension: Ostreni e merr mbi gjysmen e BDI-se]

Principi i huazimit të lajmeve që nuk kanë fakte dhe argumente është bërë një dukuri e shpeshtë tek disa prej mediave në gjuhën shqipe në Maqedoni. Gazetarët u ofrojnë lexuesve lajme ose informata që i shesin si ekskluzive, ose skandale, por që në fakt nuk ofrojnë asgjë si mbështetje e asaj që e pohojnë. Në të shumtën e rasteve sikur në këtë tekst, autori e merr lirinë të shkruajë dhe të komentojë si një analist politik duke harruar misionin e shenjtë që e ka gazetaria – Të informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë me të gjitha burimet e mundshme, duke lënë kështu hapësirë që lexuesi të jetë kritiku dhe vlerësuesi i vërtetësisë së tekstit.

Ostreni e merr mbi gjysmën e BDI së – tetova1.comLinku deri te artikulli origjinal: Ostreni e merr mbi gjysmën e BDI-së?

Data dhe koha e publikimit: 02/11/2015

Data e recensionit: 04/11/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Lajmi që po recensojmë ka parashikuar një të ardhme për shkëputje të mëtutjeshme brenda anëtarësisë së BDI-së në stilin e një analisti politik, por protagonistët kryesorë të lajmit-anëtarësinë as të BDI-së e as të UNITETI-t nuk e ka kontaktuar fare. Tërë teksti është një koment i gazetarit i cili krejtësisht në fund citon një deklaratë anonime të një anëtari të Unitetit që nuk duket të jetë kredibile.

“Gjashtëdhjetë për qind e udhëheqësisë më të lartë të BDI-së do të kalojnë në partinë më të re “Uniteti” që drejtohet nga ish gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni. Kjo do të ndodhë 45 ditë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në prill të vitit 2016-të, mëson Zhurnal”

Për të qenë lajmi edhe më jo-serioz, autori përmend edhe faktorin ndërkombëtar të cilët sipas autorit do të ndihmojnë kalimin e anëtarësisë nga BDI-ja në Uniteti, duke rrezikuar kështu padinë për shpifje dhe prishje imazhi.

“Kalimet masive do të bëhen në koordinim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar,Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Faktori ndërkombëtar, siç thuhet, është i dëshpëruar pasi BDI gjatë 14 viteve të fundit nuk arriti të shkolloj lider të rinj shqiptar në Evropë dhe Amerikë, që sot të ishin si ekspert të gatshëm në fushën e financave, shëndetësisë, transportit, jurisprudencës,kulturës,ekologjisë,arsimit, pushtetit lokal dhe para se gjithash politikan të kalitur në Bruksel dhe Uashington të cilët do t’i drejtonin ministritë dhe drejtoritë shtetërore të Maqedonisë”

Teksti është i mbushur me ofendime dhe kualifikimet që nuk i ngjajnë penës së gazetarit.

“Mungesa e një kuadri profesional ka bërë që shqiptarët në Parlament dhe Qeveri të jenë vetëm “kukulla” dhe dorë e zgjatur e partive maqedonase në pushtet. Për fat të keq, BDI nga vitit 2002 e deri më sot i ngjan një “tomboline fituese”, “ njëherë drejtor dhe ministër, deri në vdekje ministër”.

Konstatime të kësaj natyre edhe po të jemi shumë të sigurt në vërtetësinë, si gazetarë nuk kemi të drejtë t’i shpalosim, meqenëse arma dhe mbrojtja e vetme e jona janë faktet e dokumentuara dhe argumentet e qarta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button