Ushtarët izraelitë qëllojnë ndaj palestinezëve që po protestonin kundër tyre

Mësohet se ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë ndaj palestinezëve të cilët po protestonin kundër sulmeve nga Izraeli në Bregun Perëndimorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale theksohet se një grup palestinezësh para xhamisë El-Vasaja në qytetin El-Halil në Bregun Perëndimorë kanë protestuar kundër sulmeve izraelite. Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë duke qëlluar me plumba të vërtetë dhe plumba plastikë ndaj grupit i cili po marshonte drejt pikës së kontrollit Ebu Rijsh para xhamisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në lidhje me çështjen theksohet se në ngjarjet e ndodhura në El-Halil janë plagosur 4 palestinezë me plumba të vërtetë, ndërsa një tjetër është plagosur nga plumbat plastikë. Ndër të tjera në deklaratë theksohet se të plagosurit janë dërguar në spital për mjekim dhe se nga gazi lotsjellës janë ndikuar edhe persona të tjerë të cilët janë rrezikuar për tu mbytur.

Tensionet u rritën pas shkeljeve të vazhdueshme kundrejt Mesxhid-it Aksa dhe sulmeve ndaj palestinezëve nga kolonët hebrenj. Konfliktet dhe protestat morën përmasa të rrezikshme në rajone të ndryshme me popullsi palestineze si në Bregun Perëndimorë, në Gaza dhe në Jerusalemin Lindorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button