Mediat e Kosovës, letër të hapur Drejtoreshës së përgjithëshme të UNESCO-s

Tridhjetë media të shkruara, elektronike dhe online të Kosovës i kanë dërguar një letër të hapur Drejtoreshës së përgjithëshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Irina Bokova, raporton Anadolu Agency (AA).

Letra e përbashkët e cila është e nënshkruar nga pronarë, drejtorë, kryeredaktorë dhe gazetarë të mediave në Kosovë adreson qartë kërkesën nga ky segment i fuqishëm dhe kritik i shoqërisë për anëtarësim në këtë agjenci të specializuar të OKB-së.

Ndër të tjera, nënshkruesit kërkojnë mundësi të barabarta për rininë kosovare si e vetmja rrugë e përfitimeve të shumëanshme.

“Dhënia e mundësive dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për të rinjtë tanë në arsim, shkencë dhe kulturë mund të jetë e dobishme për të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne sot ju nxisim që të mbështesni kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO”, shkruhet në letrën e hapur, njofton Anadolu Agency.

Votimi për pranimin e plotë të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të OKB-së pritet të bëhet më 9 nëntor të këtij viti, ku pritet votimi pro nga 2/3 e 195 anëtarëve sa i ka. Deri më sot Kosovën e kanë njohur 111 prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button