Rritet në 17 numri i viktimave për shkak të motit të keq në Egjipt

Për shkak të shirave dhe stuhive që janë të pranishme që prej javës së kaluar në rajonet El-Buhajra dhe El-Garbije të cilët ndodhen në Deltën e lumit Nil, në verilindje të Egjiptit, numri i personave që kanë humbur jetën është ka shkuar në 17 persona si dhe janë plagosur 28 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkirm nga Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit theksohet se për shkak të shirave dhe stuhive që janë të pranishme që prej javës së kaluar në rajonin El-Buhajra në Deltën e Nilit kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë, ndërsa në rajonin Garbije kanë humbur jetën 2 persona dhe një tjetër është plagosur.

Theksohet se shirat dhe stuhitë që kanë dëmtuar shtëpitë dhe biznezet e mijëra përsove në shumë qytete kanë qenë efektivë veçanërisht edhe në Aleksandri ku janë pezulluar udhëtimet detare. Ndërsa në kryeqytetin e Kajros mësohet se janë pezulluar udhëtimet me metro për shkak të mundësisë së ndërprerjes së energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button