Në Austri kanë hyrë mbi 2 mijë, ndërsa në Slloveni mbi 3 mijë refugjatë

Në Austri gjatë ditës së djeshme nga Dobovo të Sllovenisë përmes kalimit kufitar në Jasenice kanë hyrë 1.530 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i policisë në Maribor ka njoftuar se në drejtim të Austrisë është nisur treni tjetër ku ndodhen 540 refugjatë, dhe se sot gjatë ditës priten dy trena të tjerë me refugjatët.

Në qendrën e pranimit në Shentilj të Sllovenisë sot janë strehuar 2.655 refugjatë.

Dje në orët e mesdites kanë mbërritur 326 refugjatë, ndërsa mbrëmë 868 të tjerë me tren nga Dobovo. Në qendrën e pritjes në Shentilj pritet që sot gjatë ditës të mbërrijnë refugjatë të ri nga pjesët e tjera të Sllovenisë.

Autoritet austriane të sigurisë gjatë natës nuk kanë pranuar refugjatët. Në orët e hershme mëngjesit e së premtes nga Dobovo në qendrën e pranimit Gornja Radgona kanë arritur rreth 640 refugjatë. Pas përfundimit të procedurës së evidentimit ata u strehuan në qendrën e pranimit Gornja Radgona.

Këtë mëngjes në qendrën e pritjes Gornja Radgona planifikohet të mbërrijnë edhe 420 refugjatë të tjerë.

Njëkohësisht, policia sllovene ka evidentuar se në natën në mes të enjtes dhe të premtes, në Dobovo kanë mbërritur tre trena me gjithsej 3.285 refugjatë.

Gjithashtu në orët e mesditës autoritetet kroate të sigurisë kanë paralajmëruar ardhjen e mbi 2.200 refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button