Në Itali kanë zbarkuar rreth 141 mijë emigrantë

Ministria e Brendshme italiane ka bërë publik të dhënat e fundit statistikore mbi numrin e emigrantëve që kanë mbërritur gjatë 2015 në territorin italian. Deri më tani në Itali kanë zbarkuar rreth 141 mijë emigrantë nga 945 udhëtime me mjete të ndryshme lundruse. Këto shifra shënojnë rreth 10% më pak të fluksit të emigrantëvve në krahasim me vitin 2014. 90 % e zbarkimeve të emigrantëve janë nisur nga Libia e kombësia e prejardhjes së tyre është mjaft heterogjene. Ata vinë kryesisht nga Briri i Afrikës; Eritrea, Sudan, Somalia, por dhe nga Nigeria e Siria.

Emigrantët sirianë përbëjnë momentalisht rreth 5 % të numrit të përgjithshëm të emigrantëve të pranishëm në Itali, rrjedhë kjo e ndryshimit të rrugës së emigrimit të sirianëve drejt Europës.

Në sistemin e strehimit të emigrantëve aktualisht janë rreth 100 000 prej tyre e rreth 72 mijë ndodhen në qëndrat e strehimit të përkohëshëm. Ministria e Brendshme italiane ka informuar se deri më tani janë ekzaminuar rreth 53 mijë kërkesa azili e që përbëjë rreth 75% më shume se një vit më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button