Demarkacioni, 100 mijë hektarë pa dokumente

Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë dokumente valide kadastrale përreth 100 mijë hektarë tokë në brezin kufitar ndërmjet këtyre dy shteteve, prej të cilave mbi 12 mijë hektarë janë të Kosovës, por që me Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi kanë mbetur andej kufirit.

Këtë e kanë konfirmuar për “Zërin” ekspertë të kësaj çështjeje, sipas të cilëve, Komisioni kosovar për Demarkacionin ka vendosur që t’ia besojë komisionit malazez definimin e vijës kufitare, ndërsa nuk ka kërkuar dokumente nga ta që e vërtetojnë se këta 10 mijë hektarë i takojnë Malit të Zi.

Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga raporti e Komisionit për dokumentacionin e trajtuar për përcaktimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi, ku thuhet se në takimin e datës 07.11.2012 komisionet e këtyre dy shteteve janë dakorduar që Mali i Zi të definojë vijën kufitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button