Fundoset anija në Detin Egje, mbyten dy refugjatë

Së paku dy persona kanë humbur jetën pasi që anija që transportonte ilegalisht refugjatët nga Turqia në Greqi u përmbyt, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas fundosjes së anijes e cila nga Didim në jugperëndim të Turqisë që transportonte refugjatët drejt Turqisë është gjetur trupi i një mashkulli, ndërsa trupi i një gruaje u gjet mëngjesin e sotëm dhe më pas u dërgua në morg në spitalin shtetëror Didim.

Ekipet e Rojes bregdetare që nga mbrëmë janë në kërkim të trupit të gruas e cila ka rënë nga anija pas përmbysjes së saj.

Anija në të cilën ndodheshin refugjatët nga Lindja e Mesme u përmbyt mbrëmë. Në anije ndodheshin refugjatët të cilët nga Turqia përpiqen të kalojnë në territorin e Greqisë, për të vazhduar më pas rrugën e tyre drejt vendeve të Evropës perëndimore.

Ekipet e Rojes bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 11 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Dy persona janë raportuar të zhdukur. Trupi i mashkullit është gjetur menjëherë pas fundosjes, ndërsa i gruas mëngjesin e sotëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button