SHBA, protesta me maska kundër kapitalizmit

Një grup me maska në Washington të SHBA-ve kanë protestuar kundër kapitalizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh personash kanë marrë pjesë në marshime të mbajtura në të njëjtën ditë në disa qytete në të gjithë botën e cila u organizua nga grupi pirat ndërkombëtarë i kompjuterëve “Anonymous”.

Grupi i mbledhur para shtatores Washington pasi kanë vendosur maskat Guy Fawkes në filmin “V for Vendetta” duke marshuar drejt Kongresit të SHBA-ve dhe Shtëpisë së Bardhë.

Protestuesit të cilët janë shprehur se protestojnë “Lakminë e kompanive, dhunën policore, padrejtësinë dhe censurën në media” janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë duke brohoritur me pankarta.

Ndër të tjera theksohet se policia e Washingtonit në protestat të cilat kryesisht ishin të qeta ka ndaluar një person me arsyetimin se ka sulmuar policinë.

Ndërsa një grup më i vogël në Los Angeles nën shoqërimin e kërcimeve dhe pankartave protestuan kundër dhunës policore dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button