Tarabuka Band Dj Star publikojnë “Oriental love” (Video)
Grupi i njohur Tarabuka Band dhe Dj Star së fundmi kanë publikuar edhe projektin e tyre më të ri.
Fjala është për instrumentalin “Oriental love”, të cilit ia kanë bashkangjitur edhe videoklipin, realizimin e të cilit e ka bërë Diez Production me Shkumbin Nebiu nga Ferizaji.
Arbëresh Salihu, anëtar i këtij grupi për Indeksonline ka konfirmuar që së shpejti do të vinë edhe me një bashkëpunim me në këngëtare të njohur të skenës shqiptare emri i të cilës nuk është bërë i ditur.
Tarabuka Band u bënë të njohur edhe pas bashkëpunimit të tyre të fundit me këngëtaren Ryva Kajtazin.