Nga operacionet anti-terroriste në Afganistan vriten 28 militantë

Në kuadër të një operacioni anti-terrorist të njësitit special të Afganistanit kundër organizatës terroriste DAESH, ne vendin Achin, në provincën Nangarhar janë vrarë 28 militantë, ndërsa u plagosën së paku tetë të tjerë, bëhet e ditur nga Drejtoria Policore e Nangarhara, raporton Anadolu Agency (AA).

“Njësitet speciale të Afganistanit mbrëmë me mbështetje ajrore të NATO-s filluan aksione të gjera ushtarake kundër bastioneve të organizatës terroriste DAESH. Avionët e NATO-s kanë bombarduar rajone, ndërsa forcat ushtarake tokësore morën kontrollin mbi këto pika. Operacioni do të vazhdojë derisa ky rajon nuk pastrohet nga terroristët”, tha kryetari i komunës Achin, Galip Mucahit.

Autoritetet lokale i bënë thirrje popullit që të mbështesin përpjekjet e shtetin për të vendosur siguri në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button