“Strukturat paralele” në Turqi kanë përgjuar biznesmenë dhe gazetarë të njohur

Hetimet e fundit të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Republikës së Turqisë (HSYK) kanë treguar se “strukturat paralele” në Turqi kanë përgjuar një numër të biznesmenëve të njohur dhe gazetarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetimi rreth skandalit të përgjimeve të paligjshme, mbikëqyret nga Inspektori i Përgjithshëm i HSYK, Yunus Nadi Kolukis, dhe kjo ka treguar se strukturat paralele duke keqpërdorur pozitën e tyre në institucionet e larta qeveritare, kishin lëshuar urdhra fiktiv për monitorimin dhe përgjimin e zyrtarëve, biznesmenëve dhe gazetarëve të shumtë, nën pretendimet “për lidhje me organizatat terroriste apo grupet e organizuara kriminale”.

Skandal i përgjimit ka zgjatur nga fillimi i vitit 2008 deri në fund të vitit 2009 dhe është përsëritur periodikisht ne intervale prej tre muajsh. Për të ndjekur disa njerëz të famshëm në Turqi janë lëshuar deri në gjashtë urdhra nga gjykata për monitorimin e tyre dhe ata janë përgjuar në mënyrë të paligjshme.

Gjatë inspektimit në gjykatat që kanë fuqinë që të urdhërojnë monitorimet, u konstatua se strukturat paralele kanë lëshuar urdhra të tilla nën pretekstin e hetimit fiktiv për terrorizëm ose krim, ndërsa përmes numrave të telefonave dhe kodeve të tyre IMEI është vërtetuar identiteti i personave.

Urdhrat tremujore për monitorim janë lëshuar me kërkesën e Ali Fuat Yilmazer, njërit nga personat kyç të “strukturave paralele” që në atë periudhë shërbente si Drejtor i Zyrës së Inteligjencës në Drejtorinë për Siguri në Stamboll.

Në mesin e emrave të njohur që janë përgjuar ishin: Caroline Nicole Koc, Vuslat Dogan Sabanci, Husamedin Kavi, Mustafa Suzer, Mehmet Emin Karamehmet, Erol Altace, menaxherët e Holdingut Dogan, piktori Bedri Baykam, gazetarët Mehmet Yakup Jilmaz, Yilmaz Ozdil, Ugur Dundar, Zafer Mutlu, Ruhat Mengi, Asli Aydintasbas, Tufan Turenc, Mehmet Farac, Ismail Kucukkaya, Rusen Cakir, Murat Yetkin, Metin Yüksel, Selahatin Sadikoglu, Abbas Guçlu, Sirin Payzin Acet, Faruk Bildirici, Oylum Talu, Mirgun Cabas, Sulejman Serdar Caloglu, Engin Ardic, Ibrahim Yildiz dhe të tjerë.

Në mesin e të përgjuarve ishin edhe zyrtarë të shumtë si ish ministri Ilter Turkmen dhe disa deputetë.

Nga hetimi i deritanishëm është konfirmuar se bisedat telefonike të personave të përmendur janë përgjuar përmes pajisjeve të tyre telefonike, por se telefonat e tyre përmes etiketave IMEI janë ndjekur. Në këtë mënyrë, përgjimi nuk ka mundur të parandalohej as me ndryshimin e kartës telefonike sepse përgjimi është bërë përmes aparateve celulare.

Biznesmenët, gazetarët dhe personat tjerë të dëmtuar nga përgjimet kanë paraqitur padi kundër skandaleve të lartpërmendura, kurse Prokuroria njoftoi nisjen e një procesi të ri gjyqësor kundër të dyshuarit kryesor Yilmazer, i cili u arrestua kohë më parë për katër raste të ndara.

Policia turke më 3 nëntor në 18 qytete në rajonin e Izmirit ka arrestuar 46 persona nën hetimet e nisura me ankesat e 357 personave të ndjekur penalisht në vitin 2013 në rastin e “posedimit të informacionit dhe dokumenteve të klasifikuara ushtarake”.

Në mesin e të arrestuarve janë disa policë, inspektorë dhe zyrtarë të tjerë që ishin implikuar në procesin, i cili dy vjet më parë, sipas Prokurorisë së Izmirit, kanë tejkaluar kompetencat dhe shpërdoruar detyrën. Ish-shefi i Policisë në Izmir, asistenti i tij, inspektorët e tij financiarë dhe ndihmës guvernatori i Eskisehir janë ndër 46 njerëzit e arrestuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste FETO, apo të njohur si Hizmet, me të cilën ishin të lidhura disa institucione të “strukturave paralele” të udhëhequr nga Fethullah Gulen, i cili është i dyshuari kryesor për hetimin në fjalë. Për atë është lëshuar një urdhër më parë.

Në këtë drejtim, Prokuroria në Izmir njoftoi se, si pjesë e një hetimi në vazhdim urdhëroi arrestimin e 57 të dyshuarve, prej të cilëve 44 persona janë paraburgosur. Të ndaluarit dyshohen se janë infiltruar në institucionet qeveritare dhe në mënyrë të organizuar dhe sistematike kanë shkelur rendin kushtetues.

Prokuroria në Stamboll në mars të këtij viti ka kërkuar paraburgimin e Fethullah Gulen-it, udhëheqësit të lëvizjes që ngarkohet për aktivitete të paligjshme. Autoritetet turke më 2 shkurt kanë kërkuar nga SHBA-të heqjen e “kartës së gjelbërt” Fethullah Gulen-it. Më 28 janar 2015 mbi bazën e “dëshmisë së rreme” atij i është anuluar pasaporta turke.

Turqia më herët ka lëshuar urdhër ndaj Gulenit, i cili akuzohet për udhëheqjen e një organizate kriminale dhe tentim për grusht shteti për të përmbysur qeverinë e udhëhequr nga Recep Tayyp Erdogan, kryeministri i atëhershëm dhe presidentit aktual të vendit.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button