Kryetari i RDK-së Vesel Memedi në takim me OSBE/ODIHR

Me kërkesë zyrtare nga ana e OSBE/ODIHR, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Vesel Memedi mori pjesë në takim që u mbajt në selinë e OSBE/ODIHR në Shkup, të kryesuar nga një ekip ekspertësh të OSBE/ODIHR nën udhëheqje të Richard Lappin, këshilltarë senior i zgjedhjeve.

Temë e diskutimit të këtij takimi ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare që janë paraparë të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Kryetari i RDK-së Memedi informoi ekipin e OSBE/ODIHR se zgjedhjet varen kryesisht nga zgjidhja e krizës politike në vend duke respektuar në përpikshmëri marrëveshjen e Përzhinos dhe Raportin Pribe. Sipas Memedit, urgjencë e pakontestueshme është respektimi i marrëveshjes dhe rekomandimet e Raportit Pribe, dhe jo zgjedhjet. Duke pasur parasysh se implementimi i plotë i marrëveshjes do të ndodh, atëherë kërkohet angazhim i fuqishëm i OSBE/ODIHR dhe të gjitha organeve tjerra kompetente, sepse zgjedhjet e ardhshme do të kërkojnë një nivel të lartë të sigurisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike, theksoi kryetari Memedi.

Sipas RDK-së, ekipi i ekspertëve nga ana e OSBE/ODIHR u zotuan se do të ndërmarrin masat e nevojshme për monitorim të fuqishëm të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh se këto zgjedhje janë vendimtare për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button