Intoleranca fetare në Australi është në rritje

Zyrtari i lartë i drejtësisë në Australi, George Brandis gjatë një takimi me përfaqësues të grupeve fetare në Sydney ka pohuar se niveli i intolerancës ndaj besimeve të ndryshme fetare në vend ka arritur në përmasa të rrezikshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Brandis, zhvilloi një takim në Sydney me përfaqësues të feve hebreje, muslimane, hindu, katolike, anglikane, Bahá’í, ortodokse të Rusisë, budisë si dhe me zyrtarë të shoqatës së ateistëve dhe të Kishës Scientology.

Në takimin e mbajtur për të përcaktuar një strategji për të parandaluar intolerancën në rritje kundrejt lirive fetare u theksuar se “intoleranca kundër besimeve fetare është alarmuese”.

Ai në një fjalim të mbajtur në takim duke rikujtuar se për parandalimin e diskriminimit sidomos ndaj muslimanëve dhe disa grupe të krishtera duhet të kryhen disa përpjekje tha se “Liritë fetare janë po aq të rëndësishme sa edhe liritë politike”.

Brandis ka theksuar ndër të tjera se në ditë e sotme në Australi në çështjen e tolerancës fetare ekziston një qasje e kundërshtueshme, personat të cilët në shoqëri cilësohen si “injorant” kanë si objektiv muslimanët dhe ka shtuar se “anëtarët e komunitetit musliman janë viktima e armiqësisë dhe dyshimit të krijuar nga persona injorantë të cilët pretendojnë se terrorin e mëson Kur-ani”.

Edhe kristianët veçanërisht katolikët janë prekur nga intoleranca, ku në një mënyrë rutine ata janë objekt i ofendimeve nga disa shkrimtarë dhe komentues, ka pohuar ndër të tjera Brandis.

Në Australi afërsisht që prej një viti organizatat anti-islame mbajnë protesta për mbylljen e xhamive, heqjen e produkteve hallall dhe ndalimin e Islamit në vend. Gjithashtu edhe organizatat e shoqërisë civile dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut mbajnë protesta kundër këtyre grupeve dhe në mbështetje të Islamit dhe muslimanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button