LSDM: “Gruevski do që t’i fusë në borxh qytetarët me 500 milion euro të tjera”

Nga LSDM-ja thonë se para largimit nga qeveria, Gruevski do që t’i fusë qytetarët edhe në borxhe të tjera, gjegjësisht në 500 milion euro shtesë, njofton Portalb.

“Me vendimin për  detyrime të reja ndaj Evropës me gjysëm miliardë euro, Gruevski do që politikat e tij të kota dhe të pahijshme t’i vendosë mbi kurrizin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Për Nikolla Gruenvskin nuk është e mjaftueshme që për gati dhjetë vjet ka shpenzuar më shumë se 25 miliardë euro nga buxheti, që janë paratë e qytetarëve. Njeriu që është zbatuesi kryesor i skemave “s’kemi për buk por japim për çokollatë”, Zoran Stavrevski, i fsheh informacionet se sa shumë Gruevski i ka future në borxh qytetarët e Maqedonisë, këto nëntë vitet e fundit.” – thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas tyre, Maqedonia ka kohë që e ka kaluar kufirin e borxhit kurse gjeneratave të reja ju mbeten shumë borxhe për t’i shlyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button