Shqipëria dhe Maqedonia ecin prapa në renditjen e FIFA-s

Renditja e muajit nëntor e FIFA-së ka përcaktuar Maqedoninë në pozitën e 139-të, ndërsa edhe kombëtarja shqiptare ka ecur mbrapa, duke u ulur tani në pozitën e 36-të.
Me këtë Shqipëria është katër vende më poshtë sesa që ka qenë në muajin e kaluar dhe i ka tash 723 pikë në total, ndërsa

Maqedonia është shumë pranë për të thyer rekordin e saj negative, pasi ëshët vetëm 8 pozita afër renditjes më të dobët në histori.

Maqedonia ka marrë vetëm 230 pikë dhe është e 139-ta, pas reprezentacioneve siç janë Çadi, Tanzania, Palestina, Sudani, Suazilendi, ndërsa për një apo dy pikë është më mirë se Guinea Bisau, Sent Lucia dhe Barbados.

Lider i ri botëror është Belgjika, që ka kërcyer për 2 pozita duke e zmbrapsur Argjentinën deri në vend të tretë, derisa Gjermania mbetet e dyta. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button