Bayerni me lehtësi triumfon kundër Arsenalit

Bayern Munich i ka dhenë leksion skuadrës angleze Arsenal, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 5:1, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund.

Se Bayern do të hakmerrej nga humbja e para dy javëve u pa që në fillim të takimit, pasi gjermanët që në pjesën e parë shënuan tre gola dhe një tjetër në pjesën e dytë.

Golat për Bayernin në këtë takim i shënuan Lewandowski, Muller 2′, Alaba dhe Robben, ndërsa golin e vetëm për Arsenalin, Oliver Giroud.

Pas kësaj fitoreje Bayern kualifikohet tutje me 9 pikë, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e fundit me 3 pikë.

Olympiacos dhe Roma ndajnë pozitat 2 dhe 3 me 7 përkatësisht 4 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button