Gjendet i vdekur Shërbetori i shkollës së Llabunishtit

Në oborrin e shkollës fillore të fshatit Llabunisht të Strugës është gjetur trupi i pajetë i shërbetori  53 vjeçar  të shkollës, “Murat LLabunishta”.


Gjatë ditës së djeshme i ndjeri nuk është kthyer në shtëpi pas orarit të punës. Kjo e ka shtyrë familjen që ta kërkojë në vendin e tij të punës dhe ën orën 5 të mëngjesit e kanë gjetur të vdekur në oborin e shkollës.

Zëdhënësi I policisë së Ohrit, Stefan Dimoski, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka theksuar se ndaj të ndjerit nuk ka shenja dhune dhe bëhet fjalë për vdekje natyrore.

Lajme të ngjashme

Back to top button