Ja çfarë armë iu kanë gjetur tifozëve serbë në Greqi (Foto)

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri të fillimi i ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Olympiacos dhe Dinamos së Zagrebit, situata në kryeqytetin grek, nuk është për t’u mos shqetësuar.

Arsyeja e tensionimit është udhëtimi i tifozëve të Crvena Zvezda, Delije, që kanë udhëtuar në Athinë, të cilët i konsiderojnë vëllezër tifozët e Olympiacosit, ndërsa dihet se çfarë raporte aspak të mira kanë me ata të Dinamos së Zagrebit, përcjellë Indeksonline.net.

Deri më tani janë arrestuar 34 tifozë serbë dhe kroatë, të cilëve u janë konfiskuar kokainë dhe disa armë të ftohta, si shufra metalike, pishtarë dhe mjete tjera të forta.

Mjetet që u janë gjetur tifozëve serbë në Greqi

Për këtë ndeshje Policia e Greqisë ka rritur masat e sigurisë, për të evituar çdo përplasje mes tifozëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button