Lil Waynet i konfiskohet shtëpia për borxh

Vila e Lil Wayne, që ndodhet në Miami Beach, është konfiskuar nga policia, që ka sekuestruar të gjitha objektet për shkak të një borxhi prej dy milionë dollarësh që reperi i detyrohet një kompanie aeroplanësh.

Shtëpia e reperit 33-vjeçar është pushtuar nga policia mëngjesin e së martës, pasi përveç shumës prej dy milionë dollarësh që i detyrohet kompanisë, ai duhet të paguajë edhe një shumë prej 200 mijë dollarësh gjoba.

Këngëtari i hitit “Lollipop”, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr., besohet të ketë patur në shtëpi një koleksion pikturash me një vlerë prej 30 milionë dollarësh, një pjesë e të cilave është marrë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button