Pronat e Mijallkovit dhe Sheqerinskës do të kontrollohen nga Antikorrupsioni
Komisioni shtetërorë për parandalimin e korrupsionit, do të hap procedurë për hulumtimin e prejardhje së pasurisë të drejtorit të DBK-së, Sasho Mijalkov, si dhe të dhënat e listës anketuese të deputetes së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, deklaroi dje kryetari i Komisionit për antikorrupsion, Gjorgji Sllamkov, duke potencuar njëkohësisht se Komisioni vepron në mënyrë joselektive dhe të njëjtë për të gjithë qytetarët.
“Për drejtorin e DBK-së, Mijallkov është sjellë vendimi për kontrollimin e gjendjes pronësore në Drejtorinë e të Hyrave Publike, ndërsa për deputeten Sheqerinska, është sjellë vendim që të kontrollohet lista anketuese”, theksoi Sllamkov.
Antikorrupsioni ka ngritur akuzë për kundërvajtje ndaj drejtorit të Fondit për sigurimin pensional-invalidor, ndaj drejtorit të Postës së Maqedonisë dhe ndaj katër ambasadorëve të cilët nuk i kanë dorëzuar në kohë listat anketuese.