Vëllai i Messit fyen rëndë Madrilenët

Së fundmi, apo më saktësisht javën e kaluar gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Espanyol është publikuar libri “Misterio Messi”(Misteri Messi) nga gazetarët Sebastian Fest dhe Alexandre Juillard, që tregon sekretet dhe aspektet e fshehura nga jeta private e Argjentiasit.

Këtu përfshihen rivaliteti me Cristiano Ronaldon,Real Madridin,Jose Mourinhon, lidhjen speciale me Pep Guardiola, rolin e gruas së tij Antonella dhe shumë gjëra të tjera.

Sidoqoftë, përmes rrjeteve sociale është ankuar vëllai i Messit, Matias Messi, i cili është lodhur nga pyetjet e fansave për disa paragrafe të librit.

Të Martën, Matias ‘eksplodoi’ dhe sulmoi Madrilenët duke thënë: “Ka diçka që nuk e kuptoj, nëse ‘ku*vat’ Madrilenë më urrejnë, si unë ata, përse më ndjekin?? Nuk e menduan?? Unë nuk e bëj, as nuk do ta bëja!!!”, ishte cituar të ketë thënë ai.

Pas asaj, si duket Matias është penduar paksa dhe deklaroi: “Së fundmi janë aq shumë[ku*vat Madrilenë], sa që humba kontrollin. Shikoni, ka njerëz të mirë që dinë t’i dallojnë gjërat dhe për fat ka më pak budallenj”.

“Lexoni mirë djelmosha, nuk jam kundër të gjithve, vetëm kundër atyre që ngatërrohen me familjen time. Thonë se ata janë pak”.

Lajme të ngjashme

Back to top button