Konkursi në “EBR”: Nga 70 të rinj, vetëm 7 shqiptarë!

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të jetë problematike për sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve. Pas një sërë konkursesh kohëve të fundit, MPB-ja sërish, në përzgjedhjen interne të para disa ditëve, nuk ka respektuar parimin kushtetues për përfaqësimin e drejtë.

Siç mëson Alsat M, nga 70 policët e promovuar në Njësitin për Intervenim të Shpejtë ‘EBR’, janë përzgjedhur vetëm 7 shqiptarë. 6 kandidatë të tjerë shqiptarë janë eliminuar dhe kthyer në punë si policë të thjeshtë. Nga Ministria e Brendshme konfirmuan informacionet e televizionit Alsat, por nuk deshën të prononcohen para kamerës. Zv/ministri Zimri Qamili theksoi se po bën përpjekje që të kthehen edhe kandidatët e eliminuar shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button