Shabani: do të financojmë 44 projekte për zhvillim të barabartë regjional

Ministri për Vetëqeverisje Lokale Lirim Shabani, pas mbledhjes së 15-të Këshillit nacional për zhvillim të barabartë regjional, para gazetarëve në konferencën për shtyp e shpalosi shpërndarjen e mjeteve financiare për projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e barabartë regjional në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë rast u theksua se Qeveria e Republikës së Maqedonisë me 42 milionë denarë do të financojë 44 projekte për zhvillim të barabartë regjional. Këto projekte kanë arritur nga Qendrat për zhvillim të barabartë regjional dhe nga komunat ndërsa janë shqyrtuar dhe vlerësuar nga Komisioni profesional i Ministrisë për vetëqeverisje lokale.

Ministri Shabani që në fillim theksoi se Qeveria e RM, jashtë praktikës së zakonshme  sivjet dy herë miratoi mjete financiare për projekte për zhvillim regjional, për zhvillimin e fshatrave dhe regjioneve me nevoja të veçanta zhvillimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button