Milevski sulmon Francën me pesë shqiptar

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, për kategorinë U-21, Bllagoja Milevski publikoi sot ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen eliminatore kundër Francës.

Lista e Milevskit ka edhe pesë futbollistë shqiptarë, të cilë vijnë nga klube të ndryshme: Mevlan Murati (FC Shkupi), Visar Musliu (KF Renova), Besir Demiri (KF Shkëndija), Demir Imeri (KH Horizont Turnova) dhe Enis Bardhi i cili luan me Ujpestin e Hungarisë.

Lista e plotë e U-21

Portierë: Igor Aleksovski (Makedonija GJP), Damjan Shishkovski (Rabotnicki), Davor Taleski (Metalurg).

Mbrojtje: Darko Velkovski (Vardar), Gjoko Zajkov (Sharloa, Belgjikë), Visar Musliu (Renova), Besir Demiri (Shkëndija), Mevlan Murati (Shkupi), Filip Ristovski (Metalurg), Aleksa Amanovic (IMT Novi Beograd, Serbi).

Mesfushë: Boban Nikolov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpest, Hungari), David Babunski (Barcelona, Spanjë), Daniel Avramovski (OFK Beograd, Serbi), Tihomir Kostadinov (Banjska Bistrica, Sllovaki), Burhan Mustafov (Pelister).

Sulmi: Marjan Radeski (Shkëndija), Kire Markoski (Rabotnicki), Petar Petkovski (Vardar), Viktor Angelov (Metalurg), Dorian Babunski (Fuenlabrada, Spanjë), Demir Imeri (Turnovo).

Përballja Maqedoni – Francë do të luhet më 15 nëntor në Shkup ku me fitore eventuale do të shtoheshin gjasat për dy vendet e para në grupin e tretë kualifikues.

Momentalisht kreu i tabelës menaxhohet nga Islanda me 11 pikë, Franca dhe Maqedonia ndajnë pozitën e dytë me nga 6 pikë. Vendi i parë kualifikohet në europian, ndërsa i dyti luan ndeshje balotazhi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button