Policia jep detaje në lidhje me rastin tragjik të çiftit nga Manastiri

Pas lajmit të djeshëm për gjetjen e dy trupave të pajetë në një dhomë moteli në Manastir, sot zyrtarisht, policia e Manastirit dha detaje mbi rastin.

Hulumtimet laboratorike kanë vërtetuar se 27 vjeçarja Gjulten Isovska dhe partneri i saj 33 vjeçari Kashmir Isovski, të dy nga Manastiri, kanë vdekur nga mbi dozimi me metadon.

“Dhoma në të cilën janë gjetur ato, ka qenë e huazuar me 24 tetor. Njëzet e katër orë pasi që nuk është kthyer në shtëpi, prindërit e Kashmir e kanë lajmëruar në polici se është zhdukur. Rastin e ka raportuar një i punësuar nga moteli i cili është paraqitur në policinë e Manastirit dhe ka theksuar se në njërën prej dhomave kanë zbuluar dy trupa pa jetë”, deklaroi zëdhënësja e SPB-­së në Manastir, Sanja Sazdova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button