Ngrihet aktakuzë ndaj 29 të arrestuarve nga ngjarjet e Kumanovës

Është ngritur aktakuzë ndaj 29 personave të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e muajit maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Të dyshuarve u është ngarkuar akuza për vepër penale si “Organizatë terroriste” nga neni 394-a dhe “Terrorizëm” nga neni 394-b nga Kodi Penal, transmeton Portalb.

“Në bazë të dëshmive të deritanishme nga hetimet për ngjarjet e Kumanovës në 9 dhe 10 maj të këtij viti Prokurori publik përgjegjës nag zyra e Prokurorisë publike për ndjekje penale të Krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata themelore e Shkupi ka ngritur padi ndaj 29 personave.” – njoftojnë nga Prokuroria publike.

Ata shtojnë se Prokurori publik përgjegjës ka dhënë propozim për të zgjatur masën e paraburgimit për të akuzuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button