Agjencia për ushqim dhe veterinari: Nuk ka vezë të pasigurta në tregun e Maqedonisë

Agjencia për ushqim dhe veterinari e RM-së i ka përgënjeshtruar shkrimet në disa media se në Maqedoni importohen vezë të pasigurta nga Serbia.

“Agjencia për ushqim dhe veterinari me përgjegjësi dhe me argumente pohon se në tregun e Maqedonisë nuk ka vezë të pasigurta, as nga Republika e Maqedonisë as nga prodhuesit vendorë. Vezët që importohen nga Serbia i plotësojnë të gjitha kriteret e sigurisë, e kjo është konfirmuar me certifikatat e aprovuara të ndërsjella veterinere për siguri mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, si dhe analizat laboratorike nga laboratoret e akredituara në Republikën e Serbisë”, kumtoi Agjencia.

Institucioni sqaron se gjatë çdo importimi të vezëve në vetë vendkalimin kufitar, një veterinar zyrtar kryen kontroll të sigurisë dhe shënimin e vezëve, ndërsa kontrolli shtesë kryhet edhe gjatë shkarkimit tek operatori importues i vezëve nga ana e veterinerit-inspektorit zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button