Riçard Hovit në konferencë në Shkup, pritet të ketë takime edhe me partitë

Fondacioni “Fridrih Ebert” – zyra Shkup sonte në orën 18:00 do të organizojë debat në temë “Sfidat dhe pritjet nga situata e tanishme politike dhe perspektivat evropiane”.
Siç paralajmëruan organizatorët, panelistë të debatit do të jenë deputetë nga Parlamenti Evropian, kryesuesi dhe zëvendësi i Grupit të socialistëve dhe demokratëve progresivë Xhani Pitella dhe Knut Flekenshtajn dhe Riçard Hovit ish-raportues për Maqedoninë në PE.

Hovit është një ndër lehtësuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, siç njofton Telma ai sot do të ketë takime me përfaqësuesit e partive më të mëdha politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button