Davutoglu: Historinë jo vetëm që do ta mësojmë, por edhe do ta shkruajmë

Kryeministri i Turqisë dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) Ahmet Davutoglu mbërriti sot në Stamboll ndërsa në aeroportin “Ataturk” u prit nga mijëra qytetarë të cilët me brohoritje festuan fitoren e zgjedhjeve të së dielës, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoglu në paraqitjen e tij para masës të mbledhur theksoi se fitorja elektorale festohet në të gjithë vendin dhe më gjerë, por AK Partia askënd nuk e ka ofenduar.

“Kurrë nuk u jam përgjigjur pyetjeve se sa përqind të votave presim nga zgjedhjet për shkak se kjo mund të nënkupton se kam hequr dorë nga pjesa tjetër. Tani për ne votuan 49.5 përqind, por jam i sigurt se edhe ata 50.5 përqind e votuesve, do të mendojnë, dhe do të rishqyrtojnë vendimin e tyre. Kështu që në zgjedhjet e ardhshme presim të na votojnë dhe pas zgjedhjeve të vitit 2019 do të festojmë fitore edhe më bindëse”, tha Davutoglu.

Duke theksuar se frutet e farës së mbjellë janë të dukshme, dhe se do të jenë edhe më të dukshme në vitin 2019, dhe se arsyeja e vërtetë për festën e madhe të Republikës së Turqisë do të jetë në vitin 2023, kur ajo do të feston ditëlindjen e saj të 100-të.

Në thirrjet e mbështetësve të mbledhur “Ju jeni krenaria jonë”, Davutoglu tha se krenaria e Turqisë është fakti se ka një demokraci të fortë, solidaritet, dhe vetëdijësim demokratik si dhe masë të mbushur me dashuri.

– Davutoglu: Sot nuk është ditë pushimi, por fillim i një rrugëtimi të ri

Kreu i qeverisë turke Davutoglu tha se “nuk ka pushim, por se udhëheqja e vendit që sot ka vazhduar punën e saj të nisur”.

Duke vënë në dukje se Republika e Turqisë është një dhe e vetme, Davutoglu tha se nuk do të lejojë të kenë sukses ata që duan të ndajnë dhe ta përçajnë.

“Ne kurrë nuk jemi larguar nga drejtësia dhe populli. Zoti na ndihmoftë dhe na forcoftë që këtë fitore zgjedhore të justifikojmë duke i shërbyer sa më mirë popullit dhe vendit tonë”, tha Davutoglu.

Duke theksuar se telefoni i tij në dy ditët e fundit nuk ka ndaluar së cingërruari, Davutoglu tha se më së shumti telefonata ka pranur nga Bosnja, Maqedonia, Palestina, Somalia, Siria dhe vendet tjera mike.

“Një vëlla, intelektual nga Siria më ka dërguar një mesazh urimi për fitoren duke theksuar se njerëzit në Siri janë lutur për fitoren tonë dhe me lutje kanë votuar për Turqinë e cila ua ka hapur dyert. Për hir të Zotit, a mund të jetë ndokush më i fortë se ai që hynë në zemër të të rrezikuarit dhe të shtypurit. Apo Zoti nuk do të ndihmojë dikë që ndihmon dikë që është në telashe. Kjo është ndihmë e vërtetë. Ne jemi fyer dhe kritikuar aq shumë kur kemi hapur dyert për personat e rrezikuar dhe të kërcënuar nga Siria, Somalia dhe vendet tjera. Ne e bëmë këtë, prandaj Allahu dhe populli janë me ne. Ja, ne po e shkruajmë një histori të re. Historinë jo vetëm që do ta mësojmë, por edhe do ta shkruajmë”, përfundoi Davutoglu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button