Japonia dërgon anije në Vietnam për patrullim në Detin e Kinës Jugore

Japonia ka dërguar 2 anije në Vietnam që të patrullojnë në Detin e Kinës Jugore i cili është objekt i mosmarrëveshjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Kyodo, Japonia për të forcuar kapacitetin e sigurisë së vendit ka dërguar anije peshkimi të dorës së dytë për rojën bregdetare të Vietnamit. Theksohet se anijet të cilat kanë arritur në bregun jugor të Vietnamit në qytetin Danang, do të përdoren si anije patrullimi.

Gjithashtu u theksua se në kuadër të marrëveshjes ndihma mes Japonisë dhe Vietnamit do të shtohet edhe me dy anije të tjera. U njoftua se anijet janë dërguar në kuadër të marrëveshjes e cila u nënshkrua në vitin 2014 e cila parashikon që në rast të nevojës Japonia t’i dërgojë 6 anije Vietnamit.

Predha e drejtuar shkatërruese e SHBA-ve e quajtur USS Lassen, javën e kaluar ishte gjendur 12 milje larg në shkëmboret Subi, 600 kilometra larg ishujve artificial të ndërtuara nga ana e Kinës në Detin e Kinës Jugore. Aeroplanët të ngarkuar me raketa të marinës kineze gjithashtu në fundjavë kishin realizuar fluturim trajnimi në Detin e Kinës Jugore si reagim ndaj ardhjes së anijeve luftarake të SHBA-ve në afërsi të Vietnamit.

Ishujt të mëdha dhe të vegjël të cilat gjenden në Detin e Kinës Jugore me burime të pasura të naftës, gazit natyror dhe peshkim për një kohë të gjatë janë objekt i diskutimit mes Tajvanit, Kinës, Bruneit, Malajzisë, Vietnamit dhe Filipineve. Vendet e rajonit pretendojnë të drejtë ndaj të gjithë ishujve ose disa prej tyre. Ndërsa SHBA-të e akuzojnë Kinën për militarizimin e regjionit.

Filipinet në muajin korrik të këtij viti ishin ankuar në gjykatën ndërkombëtare në Hagë për pretendimet e Kinës se ka të drejtë në Detin e Kinës Jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button