Opozita thotë se nuk duan zgjedhje të parakohshme

Partitë opozitare të cilat kanë paralizuar jetën parlamentare, thonë se nuk duan zgjedhje të parakohshme. Glauk Konjufca nga VV thotë se zgjedhjet nuk janë prioritet i tyre. Ndërsa, për Donika Kadaj – Bujupin normaliteti politik në vend kthehet me tërheqjen e nënshkrimeve e jo me zgjedhje.
Opozita nuk duan zgjedhje, analistët propozojnë Qeveri teknike e partitë që janë në pushtet kërkojnë rikthimin e opozitës në normalitet.

Kështu vazhdon ende kokëfortësia e të të dyja palëve, përderisa çdo punë që varet nga Kuvendi ka stagnuar apo nuk ka filluar fare.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci thotë se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2018.
Ai thotë se nuk ka ndonjë krizë apo arsye që do të duheshin zgjedhjet e parakohshme, ngase sipas tij, koalicioni qeverisë është stabil dhe po kryen punën siç duhet.
Grabovci nuk dëshiron t’i komentoj idetë e atyre që kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
“Ne duhet të kemi parasysh interesat e shteti dhe vendit, nuk shoh se zgjedhjet janë zgjidhje. Zgjidhja e problemit është kthimi i opozitës dhe t’i marrin obligimet që u takojnë. Të përgatisin ofertë për votuesit e tyre që kur të hyjnë në zgjedhje të kenë çfarë ti ofrojnë votuesve”, tha ai për lajmi.net.

Por për zgjedhje nuk janë as vete opozita. Shefat e grupeve parlamentare t tyre thonë se duhet të tërheqja e nënshkrimeve jo zgjedhje.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha për lajmi.net se zgjedhjet nuk janë prioriteti aktual i tyre.

“Jemi duke u angazhuar që ta ndalojmë themelimin e “Zajednicës” dhe të mos e lejojmë humbjen e territoreve përmes demarkacionit me Malin e Zi. Kjo për ne është çështja më e rëndësishme për momentin. Por sidoqoftë Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje në çdo moment. Nuk janë prioritet aktual i yni”, tha Konjufca.

Ky subjekt konsiderojnë se pushteti aktual nuk ka legjitimitet për të qeverisur, kjo sipas tyre, ngase krejt veprimtaria njëvjeçare e Qeverisë Mustafa është përqendruar në negociatat me Serbinë duke mos dalluar aspak nga qeverisja e kaluar, dhe se në anën tjetër, siç thotë ai, edhe sondazhet e organizatave të huaja në Kosovë po e dëshmojnë që shumica dërmuese e qytetarëve janë të pakënaqur me qeverisjen dhe me kryeministrin.

Zgjedhje nuk dëshirojnë as AAK-ja.

Shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Donika Kadaj –Bujupi e ripërsërit se duhet tërheqje e nënshkrimeve nga marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tërheqja e nënshkrimeve na kthen në normalitet e jo zgjedhjet”, tha Kadaj – Bujupi për lajmi.net.
Ndërsa analisti Nexhmedin Spahiu thotë se zgjidhja është dialogu mes liderëve politikë dhe kompromisi.
Ai beson se nuk ka rrugëdalje tjetër, por duke e parë se të dyja palët janë këmbëngulës, Spahiu thotë se e vetmja zgjidhje është formimi i një qeverie teknike gjithëpërfshirëse me mandat 6-mujor apo njëvjeçar ku do të përfshiheshin gjithë partitë e përfaqësuara në Kuvend.
“Marrëveshja mes liderëve është domosdo për tejkalimin e krizës, në të kundërtën do të kemi rritje dhe zgjerim të konfliktit mes pushtetit që tregon arrogancë duke u thirrur në numra dhe opozitës që tregon arrogancë përmes forcës. Mos mendoni se Isa Mustafa apo Skender Hyseni kanë autoritet me angazhu policë me arrestu Ramush Haradinajn apo Fatmir Limajn. Ata munden me urdhëru po ne nuk kemi polici vendore që shkon e prangose Ramushin apo Fatmirin”, tha ai.

Spahiu vlerëson se është arrogancë e pabazë ajo që pushteti thotë se janë 3/4 e shoqërisë e opozita 1/4 shoqërisë. Sipas tij, serbët nuk përbejnë as 1/20 e shoqërisë sonë.

“Zgjidhja është dialogu mes liderëve politikë dhe kompromisi. S’ka tjetër rrugëdalje… E vetmja zgjidhje është formimi i një qeverie teknike gjithëpërfshirëse me mandat 6-mujor apo njëvjeçar ku do të përfshiheshin gjithë partitë e përfaqësuara në Kuvend”, tha Spahiu për lajmi.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button