Mourinho: Po pres 11 vite për të shijuar krizën e rezultateve

Jose Mourinho, trajneri i Chelseas po përballet me periudhën më të vështirë në karrierën e tij të trajnerit. Në tetë xhirot e fundit ekipi i tij ka realizuar vetëm një fitore, ndaj është e qartë se në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kiev-it është e domosdoshme fitorja, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe vet portugezi theksoi se një ditë doemosdo është dashur që të vijë deri tek rezultatet e dobëta të klubit. Kujtoi intervistën e tij të cilën e kishte dhënë në vitin 2004, kur me Porto-n fitoi Ligën e Kampionëve.

“Një kohë të gjatë kam rezistuar natyrën e futbollit. Kam pritur 11 vite që të ndodh një gjë e tillë. Është dashur një kohë e gjatë të kalojë, por momentalisht jam i qetë, stabil dhe i gatshëm që të luftojë me këtë sfidë”, tha Mourinho në konferencën për mediat para ndeshjes në grupin “G” të Ligës së Kampionëve e cila do të luhet në Stamford Bridge.

Mourinho edhe njëherë përgënjeshtroi se seria e rezultateve të dobëta ka ardhur si pasojë e bojkotimit të lojëtarëve, për të cilën kohëve të fundit shkruajnë mediat britanike. Sërish qëndroi në mbrojtje të tyre.

“Ju akuzoni lojëtarët për josinqeritet. Kur unë do t’iu akuzoja se jeni gazetar i pandershëm mendoj se do të ishit të shqetësuar dhe me siguri do të ngritnit padi. Lojtarët japin maksimumin në çdo minutë të stërvitjeve tona. Në mesin e tyre mbisundon një solidaritet i madh. Kanë marrëdhënie të shkëlqyer personale dhe stërvitemi me dëshirë të madhe që të fitojmë në ndeshjen e radhës”, tha Mourinho.

Ai shtoi se e din arsyen e krizës së tyre në rezultate. “Ai është kombinim i faktorëve të ndryshëm, disa prej tyre ende nuk arritën ta kuptojnë”, tha Mourinho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button