Kutcher do të rehatohet me Mila Kunis

Aktori Ashton Kutcher raportohet se është duke planifikuar që gjatë javës së ardhshme t’i propozojë fejesë të dashurës së tij Mila Kunis.

Ylli holivudian është i etur që të rehatohet dhe të krijojë familje me 30-vjeçaren me të cilën filloi lidhjen një vit më parë.

“Ashton planifikon që gjatë javës së ardhshme t’i propozojë fejesë të dashurës së tij Mila Kunis, për të cilën të gjithë e dinë se ai mendon se është e përkryera. Ai dëshiron që momenti i propozimit të jetë i veçantë por nuk ka zbuluar detajet”, ka deklaruar një burim i të përditshmes “The Sun”.

Lajme të ngjashme

Back to top button