Stipe Mesiç shpallet qytetar nderi i Komunës së Gostivarit

Me një ceremoni solemne të organizuar në mjediset e objektit të Komunës së Gostivarit, edhe zyrtarisht, ish presidenti kroat Stipe Mesiç u shpall qytetar nderi i Gostivarit.

Vendimin e miratuar nga Këshilli i Komunës së Gostivarit, e shpalosi kryetari i Këshillit, Nasir Musliu, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi se: “Në seancën e 25 me radhë të mbajtur me datë 29 tetor – 2015, me 31 vota, njëzëri dhe pa asnjë votë kundër dhe të përmbajtur u aprovua propozim-vendimin për shpallje të Stipe Mesiçit qytetar nderi i Komunës së Gostivarit”.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ish presidentit kroat ia dhuroi “Çelësin e qytetit”, si simbol i titullit qytetar nderi i Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button