Rasti i spitalit “Shëndeti” kthehet në Prokurorinë Publike

Prokuroria e Lartë Publike e pranoi ankesën e pronarit të spitalit “Shëndeti” në Tetovë, Adil Mustafa dhe partnerit të tij në biznes Borçe Çupetreski dhe dha urdhër deri te Prokuroria publike që lënda të kthehet në hetim dhe të zhvillohet një ekspertizë me e thellë, njofton Libertas.

Në një njoftim për shtyp, Mustafa kërkoi nga Prokuroria Publike që në pajtim me ligjin të shqyrtojë të gjitha rrethanat dhe detajet dhe të sillet një vendim i drejtë dhe ligjor për rastin në fjalë, kundër “Uni Bank” dhe personave përgjegjës.

Mustafa gjithashtu akuzon, zv/kryeministrin Musa Xhaferri se ka gisht në padrejtësitë që ju bënë biznesit të tij.

I kontaktuar më parë nga Portalb, zv/kryeministri Musa Xhaferri ka thënë shkurt se “ai nuk i komenton shpifjet e tilla”.

Historia e këtij spitali është një proces të cilën Portalb e ka ndjekur në vazhdimësi.

Lexo: Pse nuk punon spitali i parë privat shqiptar “Shëndeti” në Reçicë – Tetovë?!

Lexo: Mjeku Adil Mustafa u burgos për veprën “Mashtrim kreditor”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button