Sot do të tentohet të “shpëtohet” Marrëveshja e Përzhinos

Përfaqësuesit e partive politke nënshkruese të Marrëveshjes së 2 qershorit, sot do të duhet të takohen dhe të diskutojnë në lidhje më çështjet e pazgjidhura, mëson Meta. Sipas informacioneve, temë e diskutimit do të jetë propozim-ligji për qeveri, të cilin ndërmjetësi Piter Van Hojte e ka dorëzuar javën e kaluar.

Nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Përzhinos, Maqedonia rrezikon, që ta humb rekomandimin ose ta fitojë rekomandimin e kushtëzuar deri në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos.

Pritet që partitë të merren vesh edhe për përzgjedhjen e shtatë ndihmësve tjerë të prokurores speciale Katica Janeva. Ata duhet të gjejnë mënyrë që ta zgjidhin këtë çështje pas deklaratave të Këshillit të Prokurorëve Publik se kjo nuk mund të ndodhë në këto momente.

Lehtësuesi belg do të insistojë që partitë t’i zgjidhin çështjet e diskutueshme deri në fund të javës, kur skadon afati për mbylljen e raportit për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

Deri më tani paritë janë marrë vesh për ligjet zgjedhore, ndërkaq nuk janë të zgjidhura çështjet që lidhen e me rregullativën e mediumeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button