Kërçovë, arrestim për veprimtari të jashtëligjshme me lojërat e fatit

Për shkak të dyshimit se për kryerjen e veprës së paligjshme “organizim të lojërave të fatit pa licencë gjegjësisht leje nga autoritetet kompetente”, stacioni policor në Kërçovë ka ngritur padi penale ndaj A.K. (28) dhe R.F. (54), të dy nga Kërçova, njofton Portalb.

Ata akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme pa licencën e nevojshme nga Ministria e Financave dhe kjo është konstatuar pas inspektimeve nga inspektorët tatimor të DHP-Tetovë në prezencë të policisë. Gjatë aksionit janë konfiskuar pesë televizorë, dy monitorë, printerë, lexues laserik dhe pajisje të tjera kompjuterike, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button