Në ASHAM debat kushtuar “Pavarësisë së gjyqësisë”

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot do të mbahet debat shkencor dhe profesional kushtuar “Pavarësisë së gjyqësisë”.

Në konferencë është paralajmëruar se do të mbajnë fjalim kryetari i ASHAM­-it, Vlado Kambovski, kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedelkova, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari si dhe ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe misionit të OSBE-­së.

Pjesëmarrje dhe fjalime do të realizojnë edhe shumë profesorë nga fakultetet e drejtësisë në Shkup dhe Tetovë, si dhe gjykatës dhe anëtarë të trupave gjyqësore dhe organizatave në Republikën e Maqedonisë, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button