Një shqiptare në një kompeticion muzike në Britani

Erida është vajza me origjinë shqiptare, e cila po konkuron në një kompeticion muzikor në Britani të quajtur Open Mic UK.

Çdo vit rreth 10.000 të rinj të cilët aspirojnë të prekin skenën e muzikës marrin pjesë në këtë konkurs duke performuar këngë të artistëve të mëdhenj.

Vajza me origjinë shqiptare ka emocionar publikun kur është ngjitur në skenë disa ditë më parë për të performuar “Stay” të Rihannës.

Kënga e Eridës, e cila gjendet në YouTube, gjithashtu mund të klikohet në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, www.openmicuk.co.uk.

Çmimi i madh që do t’i jepet fituesit të këtij konkursi është 20.000 stërlina, transmeton tvklan.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button