LSM: Të gjithë kundër punës në të zezë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me paketën e masave aktive fillon fushatën kundër punës së paparaqitur.

Fushata do të zbatohet në periudhën e ardhshme, ndërsa do të përmbajë një sërë masash duke filluar nga trajnimi për të papunësuarit në aktivitet me të cilat do të tregohet çfarë duhet të ndërmerret për mbrojtjen e të punësuarve nga puna në të zezë.

“E fillojmë fushatën kundër kësaj të keqe shoqërore, respektivisht kundër punës në të zezë. Analizat nga hulumtimet e deritanishme treguan se rreth 22,5 për qind provokohen masa që tregojnë ekonominë joformale në Maqedoni”, theksoi kryetari i LSM-së Zhivko Mitrevski në konferencën e sotme për shtyp.

Në Bashkimin Evropian, siç tha Mitrevski, kjo përqindje lëvizë diku prej 19 deri në 22 për qind.

Hulumtimet e bëra tregojnë se më së shumti punë në të zezë ka në bujqësi, ndërtimtari, transport, hotelieri, tregti dhe shërbimet. Më të goditur nga ky lloj i punës janë personat të moshës prej 15 deri në 30 vjet, ndërsa janë përfshirë edhe studentët dhe pensionistët. Puna në të zezë është veçanërisht e pranishme në punët sezonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button