VV demanton lajmin se aktivistët e saj gjuajtën me vezë Edi Ramën

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me lajmin se aktivistë të kësaj lëvizje qëndrojnë prapa gjuajtjes me vezë të kryeministrit Edi Rama.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë për Indeksonline se kjo është shpifje, dhe se prapa këtij aksioni nuk qëndrojnë aktivistët e Vetëvendosjes.

“Lajmi që aktivistët e VETËVENDOSJE!-s e paskan gjuajtur me vezë Edi Ramën, është plotësisht i pavërtetë. Asnjë aktivist i VETËVENDOSJE!-s nuk ka marrë pjesë në këtë aksion. Asnjëri nga ata që e kanë realizuar këtë aksion nuk është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ne do të ndjekim çdo procedurë ligjore për të paditur portalin gazetaexpress.com për shpifje.
Nuk është hera e parë që ky portal poston shpifje nga më të ulëtat për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Si rezultat i këtyre shpifjeve dhe joprofesionalizmit të këtij portali, ne i kemi shkëputur marrëdhëniet tona shumë kohë më parë me të”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button