Ndërkombëtarët me apel për Ditën e Dhënies Fund Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve

2 nëntori është zgjedhur Dita Ndërkombëtare e Dhënies Fund Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve dhe autoritetet ndërkombëtare kanë bërë apelin e tyre ndaj institucioneve shtetërore të të gjitha vendeve, njofton Portalb.

një komunikatë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ditën e sotme thuhet “Ju bëjmë thirrje shteteve anëtare të bëjnë të pamundurën për të parandaluar dhunën ndaj gazetarëve dhe njerëzve të medias, të gjejë përgjegjësit dhe t’i sjellin para drejtësisë autorët e këtyre krimeve. Gjithashtu ju bëjmë thirrje shteteve të përkrahin dhe të mundësojnë një zhvillim të sigurt për gazetarët që të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje të paligjshme.”

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në Bashkimin Evropian, Federika Mogerini, me rastin e kësaj dite u shpreh: “Mediat paraqesin pasqyrë të shoqërive tonë. Nëse ato janë të lira dhe kritike, ne jemi të lirë dhe të sigurt. Sidoqoftë, përderisa ne e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Dhënies Fund Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve, gazetarë në shumë vende përballen me rritje të kërcënimeve dhe dhunës. Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm sulme ndaj viktimave, por edhe ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. BE-ja pret që autoritetet shtetërore, në tërësi, t’i respektojnë obligimet ndërkombëtare që në mënyre efikase, të saktë dhe të pavarur t’i hetojnë krimet e tilla dhe të sigurojnë se autorët e krimeve pavarësisht a janë përfaqësues të autoriteteve shtetërore ose jo-shtetërore dhe nxitësit të sillen para drejtësisë.” njofton Portalb.

Sipas njoftimit të Kombeve të Bashkuara,gjatë dekadave të fundit, më shumë se 700 gazetarë janë vrarë sepse kanë i kanë sjell lajme dhe informacione publikut. Për fat të keq, vetëm një në dhjetë raste të kryera ndaj punonjësve të medias gjatë dekadës së fundit, kanë nxjerrë një të gjykuar. Kjo datë është zgjedhur në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve në Mali në vitin 2013.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button