NATO, vlerëson rolin konstruktiv të kryetarit Ahmeti

Çështja e emrit duhet të zgjidhet që mos të paraqes më pengesë për rrugëtimin e vendit drejt NATO-së dhe BE-së, theksuan Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe  Shefi i Zyrës së NATO-së në Maqedoni Aleksandar Aleksandrov, në takimin e përbashkët në Tetovë. 

Bashkëbiseduesit folën për zhvillimet politike në vend si dhe për nevojën imediate për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Shefi i Zyrës së NATOsë në Maqedoni shprehu vlerësimin e lartë të NATO-së për rolin konstruktiv të Kryetarit Ahmeti në zhvillimet në vend dhe rajon duke theksuar që për anëtarësim të vendit në NATO do të duhet të zgjidhet çështja e emrit. Kjo u vërtetua edhe në takimet e Kryetarit 
Ahmeti me nivelet më të larta të NATO-së.

Për zgjedhjet presidenciale, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI mund të mbështesë një kandidat konsensual midis dy komuniteteve më të mëdha në vend, kandidat që do të ishte pa paragjykime, i pranueshëm për shqiptarët dhe premtues për të gjithë qytetarët.

Kryetari Ahmeti gjtihashtu përshëndeti takimin Merkel – Nimic si kontribut i drejtpërdrejt dhe shumë i çmuar drejt zgjidhjes së çështjes së emrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button