Nxënësit e Shkollës ekonomike, e vizituan USHT-në

Nxënësit e vitit IV, të Shkollës së mesme ekonomike ,,8 Shtatori”, ishin për vizitë në ambientet e Universitetit Shtetërorë të Tetovës. 

Në këtë vizitë, nxënësit u njohën me programet studimore që ofron Universiteti Shtetëror i Tetovës, me mundësitë dhe benificionet e këtyre programeve.

Të udhëhequr nga profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Metin Dalipi dhe Mr.sc Shpresa Memishi, nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me kushtet dhe ambientet që disponon veçanërisht Fakulteti i Kulturës Fizike dhe që shfrytëzohen nga studentët e këtij drejtimi. 

Ata, gjithashtu u njohën më hollësisht me rezultatet nga Projekti “Ballkan Sport Tempus”. 

Ndër të tjera, profesorët, Prof dr. Metin Dalipi dhe Mr.sc Shpresa Memishi, u folën nxënësve edhe për arritjet e sportistëve nga ky Universitet. Çmimet, medaljet dhe mirënjohjet e fituara në gara dhe konkurrime të ndryshme, si kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare. 

Nxënësit u ndanë shumë të kënaqur nga kjo vizitë, duke e parë USHT-në si një mundësi optimale për t’i vijuar studimet e tyre në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button