Trajkoviq: Kaos institucional në Kosovë

Politikania serbe Rada Trajkoviq ka thënë se Kosova gjendet në një kaos politik.
Kundërshtimi që po i bën Lëvizja “Vetëvendosje” marrëveshjeve të Brukselit dukshëm po i jep mbështetje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarit të saj Ramush Haradinajt, ka thënë politikania serbe Rada Trajkoviq.

“Jemi mësuar me këtë kampanjë dhe politikë të “Vetëvendosjes”, por, tash ajo është edhe më e fuqishme sepse ka mbështetjen e njeriut me fuqi dhe kontroll politik mes shqiptarëve, Ramush Haradinajt”, ka thënë Trajkoviq.
Ajo pret që Haradinaj t’i drejtohet shqiptarëve me lutjen që kundërshtimi i tyre ndaj disa projekteve të caktuara politike të mos ndikojë të popullsia serbe në Kosovë.

Sipas saj me incidentet ndëretnike çojnë në përkeqësimin e raporteve, ndërsa kjo nuk është në të mirë të askujt.
“Edhe pse të gjithë e dinë se në çfarë kaosi politik gjendet Kosova, ndërkombëtarët po mbështesin projektet e vogla, si që është anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe nënshkrimi i MSA-së”, ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button