Festë në komunën me shumicë turke në Kosovë (VIDEO)

Kështu duket aktualisht sheshi kryesor në Mamushë, komunë me shumicë turke në Kosovë. Banorët kanë dalë për të festuar fitoren bindëse të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bytyq, ka nxjerrë në Facebook videon me përshkrimin: Kështu duket Mamusha, ka festë!, raporton Portali SHENJA. 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe drejtues tjerë të AK Partisë  gëzojnë popullaritet të madh në mesin e qytetarëve me prejardhje turke në Kosovë.

Sipas rezultateve jozyrtare Partia më e madhe në Turqi, AK Parti ka siguruar qeverisjen e vetme në këtë vend duke siguruar një fitore të madhe. Pas këtyre rezultateve qytetarë të shumtë në të gjithë qytetet e Turqisë, por jo vetëm, pasi edhe jashtë vendit kanë dale në rrugë duke festuar për këtë fitore.

Në shumë qytete të Turqisë si, kryeqytetin Ankara, Stamboll, Konya, Kayseri, Bursa, Izmir dhe qytete të tjera të mëdha në vend ka patur manifestime të madhe si rrjedhojë e këtyre rezultateve.

Qytetarët të cilët po festojnë nga mënyrat më të ndryshme përmes autokolonave dhe fishekzjarrëve i kanë dhënë një tjetër ngjyrë rrugëve në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button